AKTUALITET

Tërmeti në Turqi/ Shpëtohet një foshnje që ishte në rrënoja për 55 orë – Nëna e saj i dha gji për ta mbajtur gjallë!

19:50 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipet e kërkim-shpëtimit po garojnë me kohën për të çliruar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi.




Shpresat ringjallen sërish në imazhin e njerëzve që pas shumë orësh nën rrënoja, dalin fitimtarë.

Një rast i tillë është ai i Mashalit të vogël. Ekipet e shpëtimit dëgjuan zëra në rrënojat e një pallati në qytetin e Kahramanmaras.

Ata hapën menjëherë një tunel nga erdhi zhurma, sipas Anadolou.

Duke arritur tek Mashal 1.5-vjeçare dhe nëna e saj, ekipet e nxorën vajzën e vogël nga rrënojat pas përpjekjeve të bashkërenduara.

Babai i saj, i cili u çlirua nga rrënojat ditën e tërmetit, u ribashkua me vogëlushen pas 55 orësh agoni.

Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të nxjerrë nënën, e cila tha se e mbajti gjallë fëmijën e saj duke ushqyer me gji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.