LAJMI I FUNDIT

Tërmeti shkatërrimtar në juglindje të Turqisë/ Erdogan: Synojmë të rindërtojmë Kahramanmaras brenda një viti

15:04 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një vizite në zonat e prekura të tërmetit tha se objektivi i qeverisë së tij është të rindërtojë rajonin jugor të Kahramanmaras, epiqendrën e tërmetit vdekjeprurës  “brenda një viti”.




“Ne kurrë nuk mund t’i lejojmë qytetarët tanë të qëndrojnë në rrugë. Shteti ynë po përdor të gjitha burimet e tij me AFAD (agjencinë e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë) dhe bashkitë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdogan.

Presidenti tha se qeveria po planifikon të japë 10,000 lira turke (rreth 531 dollarë amerikanë) për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti dhe ka organizuar hotele ku qytetarët të qëndrojnë, nëse duan përcjell CNN.

Erdogan pranoi gjithashtu se qeveria “kishte disa probleme” në pastrimin e rrugëve të bllokuara dhe sigurimin e gazit natyror për qytetet dhe punonjësit e ndihmës, gjë që pengoi shpëtimtarët të arrinin ndërtesat e shembura për të tërhequr të mbijetuarit.

Megjithatë, ai tha se situata tani është “nën kontroll”. “Ne jemi në një vend më të mirë sot, do të jemi edhe më mirë nesër”, shtoi Erdogan.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.