AKTUALITET

Lavrov: Kërcënime për vrasjen e Putinit nga Pentagoni

21:37 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deklaratat e lëshuara nga “zyrtarë anonimë të Pentagonit” në lidhje me një “sulm me prerje koke” ndaj Kremlinit flasin për një kërcënim për tentativë vrasjeje të presidentit Vladimir Putin, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për agjensinw e lajmeve Tass.




“Disa ‘zyrtarë anonimë’ të Pentagonit në fakt kanë shprehur kërcënimin e kryerjes së një ‘sulmi prerës’ ndaj Kremlinit, që në fakt është një kërcënim për tentativë për vrasjen e presidentit rus”, tha Lavrov.

“Nëse ide të tilla meditohen vërtet nga dikush, atëherë ky duhet të mendojë më mirë për pasojat e mundshme të planeve të tilla”, tha ministri i Jashtëm rus.

“Kursi politik i Perëndimit, i cili synon shtypjen totale të Rusisë, është jashtëzakonisht i rrezikshëm: ai paraqet rreziqe të një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore”, tha Lavrov sërish. Ministri i Jashtëm rus theksoi se Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo “nuk duhet të lëshohet kurrë”. Në vend të kësaj, është Perëndimi që – sipas Lavrov – “me spekulime të papërgjegjshme” pretendon “se Rusia është me sa duket në prag të përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.