BOTA

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri i kalon 16,000 pritet të rritet ndjeshëm në orët në vijim

09:00 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur nw paktën 16,035, sipas autoriteteve.




Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, sipas mediave shtetërore siriane.

Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873, konfirmon Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), raporton CNN.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin, sipas zyrtarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.