LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Hulk është monstruoz, shënon me goditje dënimi duke regjistruar 120 km/orë!

16:59 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mosha është thjesht një statistikë për sulmuesin brazilian Hulk, i cili edhe pse 36-vjeçar, vazhdon të jetë protagonist absolut me Atletiko Mineiro. Paraqitja e tij e fundit e vërteton më së miri këtë, pasi në ndeshjen ndaj Demokratika Sl, shënoi dy gola në suksesin 3-0.




Të dy golat ishin me goditje dënimi, duke treguar një saktësi mbresëlënëse edhe në këtë lloj ekzekutimi. Por goli i dytë ishte me të vërtetë i jashtëzakonshme pasi teknika ia la vendin forcës dhe në këtë aspekt, Hulk e mban denjësisht këtë emër.

Sipas përllogaritjeve që i janë bërë gjuajtjes së sulmuesit brazilian, ajo ka regjistruar një maksimum shpejtësie prej 120 km/orë. Një predhë e vërtetë për lojtarët në murin mbrojtës dhe për portierin, i cili nuk arriti që të reagonte në kohë për ta devijuar.

Një goditje e jashtëzakonshme e cila kaloi në plan të dytë golin e parë, ku shpejtësia ishte “vetëm” 90 km/orë.

Panorama sport 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.