LAJMI I FUNDIT

Marsejës i futën pronarin në burg, Juve dënohet dy herë / Siti në ankth, ja si e kanë pësuar të tjerët

09:44 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti du het të përballet me pasojat nëse do të shpallet fajtor për thyerjen e mbi 100 rregullave të “Fair Play”-t Financiar të Premier Ligës. Rivalët e tyre në Angli, jo më larg se ditën e djeshme patën një takim dhe janë të bashkuar për të kërkuar përjashtimin e kampionëve të Anglisë nga Premier Liga nëse komisioni i pavarur i hetuesve do të zbulojë se ata kanë shkelur ligjin gjatë 9 viteve.




Ata rrezikojnë që të përballen me sanksione që nisin nga gjobat, zbritjen e pikëve, pezullim merkatoje dhe heqje titujsh dhe përjashtim. Dhe duke parë atë që ka ndodhur me klubet e tjera në histori, “Qytetarët” do të jenë duke e pritur fatin e tyre me dorën në zemër.

“The Sun” ka renditur disa nga dënimet më të bujshme në historinë e futbollit.

MARSEJA – Një rast spektakolar ishte ai i Marsejës. Në vitin 1993, klubi francez mposhti Milanin duke fituar Kupën e Kampioneve.

Megjithatë, një vit më vonë ata u rrezuan në Ligën 2 pasi shumë prej lojtarëve të Valonsien pretenduan se ishin korruptuar. Pronari Bernard Tapi përfundoi në burg për përfshirjen e tij, ndërsa klubit iu hoq titulli kampion që fitoi në 1992.

“CALCIOPOLI” – Juventusi u përfshi në skandalin më të madh të futbollit italian që ka parë historia, njohur si “Calciopoli”.

Në qendër të tij ishte ndikimi tek arbitrat për vendimet në gjykim, por bardhezinjtë nuk ishin klubi i vetëm i përfshirë. Në listë ishin edhe Milani, Fiorentina dhe Lacio.

Juventusi u ndëshkua më rëndë dhe u rrëzuan në Serinë B, të cilën e nisën gjithashtu me 9 pikë minus. Tri ekipet e tjera e ruajtën statusin e tyre në Serinë A, por u dënuan me zbritje deri në 30 pikë. SËRISH

JUVENTUS – Dhe sërish del emri i Juventusit në një tjetër çështje këtë sezon. Bardhezinjtë po akuzohen se kanë mashtruar me vlerat e lojtarëve në bilancet e tyre.

Atyre u janë zbritur 15 pikë pak javë më parë, duke i larguar nga vendet që të dërgojnë në Champions. Por se çfarë ndikimi do të ketë në sezonin e ardhshëm kjo mbetet për t’u parë.

MIDËLLSBROU – Në vitin 1996 Midëllsbrou anuloi një ndeshje kundër Blekbërnit duke njoftuar vetëm 24 orë përpara saj.

Ata pretenduan se 23 lojtarët e skuadrës ishin të sëmurë, të dëmtuar ose pezulluar dhe ata e kishin të pamundur të formonin një skuadër për një përballje vendimtare për rënien nga kategoria.

Por federata angleze i goditi ata atje ku u dhemb më shumë, duke u zbritur tri pikë. Në fund ata u rrëzuan nga Premier Liga, vetëm 2 pikë larg pozicionin që i garantonte mbijetesën, ndërsa kishin edhe një golavarazh më të mirë sesa rivalët e tyre.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.