BOTA

Mbijetoi duke pirë urinën e tij, shpëtohet 94 orë pas tërmetit katastrofik adoleshenti në Turqi

09:23 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një adoleshent u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, epiqendra e tërmetit të fuqishëm, mëngjesin e të premtes, 94 orë pas lëkundjes katastrofike.




Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Ky shpëtim vjen në një moment teksa shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen, dhe shkalla mesatare për të gjetur të mbijetuar ka rënë në 6% sot, në ditën e pestë të fatkeqësis, sipas ekspertëve.

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.

“Faleminderit te gjitheve.”

Adnani nuk ishte lënduar shumë, por tha se ishte i detyruar të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Unë kam një djalë si ju”, i tha një punonjës shpëtimi.

“Të betohem, nuk kam fjetur për katër ditë. Të betohem se nuk kam fjetur, po përpiqesha të të nxjerr jashtë”, i tha anetari i ekipit te shpetimit, ne momentet prekese.

Sky News


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.