Kronikë

E rëndë në Durrës/ I moshuari godet me thikë 52-vjeçarin pas konfliktit banal

20:54 - 11.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr mes dy personash mbrëmjen e sotme në Durrës përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.




Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.Sh. goditi me thikë 52-vjeçarin A.A. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.12 në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas  mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.