Kronikë

E rëndë në Krujë/ Goditet me kosore një 39-vjeçar, përfundon tek Trauma

10:18 - 11.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë, ku një 46-vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një banor të zonës.




Mësohet se shtetasi me iniciale B.K., ka goditur me kosore 39-vjeçarin, E.L., pas një sherri me motive të dobëta.

Autori është arrestuar, ndërsa i plagosur është nisur për spital drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.