AKTUALITET

Ndahet buxheti i sportit, mungon transparenca. Përsëritet skenari i vitit të kaluar

08:38 - 11.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Buxheti vjetor që ako rdon shteti për feder atat sportive në vend, ose siç njihet ndryshe fondi grant për sportin, vijon të prodhojë debate dhe diskutime. Përveç vonesave në lëvrimin e tij, të cilat prej vitesh janë kthyer në modë, tashmë shtohet edhe mungesa e transparencës.




“Panorama Sport” mëson se dje federatave sportive u kanë kaluar paratë e grantit 2023, por mungon një tabelë e plotë e pasqyrimit të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Gazeta ka kontaktuar disa prej federatave më të rëndësishme sportive në vend, të cilat shprehin shqetësimin e tyre për këtë gjendje, pasi janë të paqarta për mënyrën se si është bërë kjo ndarje dhe se a kemi të bëjmë më një ndarje të drejtë të parave të taksapaguesve shqiptarë.

“Pse çiklizmit i kanë dhënë 130 milionë dhe ne të tjerëve që kemi fituar medalje më pak?!”, “Pse qitja, e cila pozicionohet në vend të fundit, merr më shumë se ne?!”, “Po tenisi pse meriton më shumë se karateja?!”, “Pse atletika, federatë me kampione dhe rekordmene Europe ka ulje në buxhet?!”, këto janë vetëm disa prej pyetjeve që qarkullojnë në komunitetin e sportit në Shqipëri.

Të gjitha këto për shkak të mungesës së transparencës, teksa as federatat vetë nuk janë të qarta se si funksionon formula e pikëzimit për përcaktimin e buxhetit vjetor. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe një vit më parë, me buxhetin që për herë të parë u akordua me dy pjesë.

Por nëse për pjesën e parë prej 500 milionë lekëve të vjetër ministria publikoi ndarjen, për pjesën tjetër të fondit të kaluar pak muaj më vonë, gjithçka u bë “nën dorë” me mungesë të plotë transparence.

Duke marrë shkas nga situatë shqetësuese, gazeta “Panorama Sport” ka bërë kërkesë për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për ndarjen dhe kriteret e ndjekura për shpërndarjen e buxhetit të vitit 2023 për sportin.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.