Kronikë

Përleshje mes grave në Pogradec/ 56-vjeçarja godet me sende të forta bashkëfshataren, përfundon në Komisariat

12:37 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 56-vjeçare është proceduar penalisht në Pogradec, pasi akuzohet për plagosje me dashje.




Dyshimet janë se shtetësia me iniciale A.M., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një grua.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 56 vjeçe, banuese në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Velçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë një shtetase tjetër.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.