BLUETOOTH

Seksi: Kujt i pëlqen më shumë?

23:43 - 12.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personat që e shijojnë më shumë seksin u kërkuan nga Dr. Elyakim Kislev asistent profesor në Shkollën e Universitetit Hebraik të Politikave Publike dhe Administratës, duke analizuar përgjigjet e 3207 vullnetarëve të moshës 32-46 vjeç.




Në hulumtimin e Dr. Kislev botuar në Journal of Sex Research analizoi grupet e mëposhtme të njerëzve:

Të martuarit

Ata që nuk kishin lidhje

Ata që ishin në një lidhje, por jetonin të ndarë

Ata që jetonin së bashku

Dhe ata që ishin të divorcuar ose të ndarë

Përveç kësaj, studiuesi ekzaminoi nivelet e vetëbesimit seksual të pjesëmarrësve, komunikimin seksual si dhe shpeshtësinë që ata kryenin seks, si faktorë të kënaqësisë seksuale.

Grupi me nivelet më të larta të kënaqësisë seksuale sipas rezultateve të sondazhit janë ata që ishin në një lidhje, por jetonin të ndarë!  Në lidhje me të martuarit, Dr. Kislev zbuloi se martesa nuk është një faktor në kënaqësinë seksuale. Në fakt, çiftet e martuara ishin ndër grupet më pak të kënaqur. Në të njëjtën kohë, të martuarit raportuan vlera më të ulëta të vetëvlerësimit seksual dhe komunikimit seksual në krahasim me shumicën e grupeve të ekzaminuara.

Përjashtim bënin vetëm beqarët që nuk kishin partner. Ky ishte i vetmi grup që shënoi më pak se të martuarit në kënaqësinë seksuale. Megjithatë, arsyeja kryesore pse ata ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale ishte frekuenca me të cilën kryenin marrëdhënie seksuale, e cila ishte logjikisht më e ulët se ata që kishin një marrëdhënie të qëndrueshme partnerësh. Në të njëjtën kohë, beqarët kishin nivele më të larta të vetëvlerësimit dhe komunikimit seksual në krahasim me të martuarit.

Si përfundim, duket se nuk është martesa ajo që është aq e dobishme për kënaqësinë seksuale, por ekzistenca e një partneri romantik, që më së shpeshti është një zgjedhje personale. Është interesante se çiftet e martuara që janë më pak të sigurt për aftësitë e tyre seksuale martohen pikërisht sepse duan të mbulojnë pasiguritë e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.