Kronikë

Transportonte dru zjarri të prera ilegalisht, prangoset 40-vjeçari në Prrenjas

09:28 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar është arrestuar në Prrenjas, pasi është ndaluar policia teksa transportonte 65 m3 dru të prera ilegalisht.




Shtetasi me iniciale A. Ç., akuzohet për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në vendin e quajtur “Urak”, Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për verifikim, një automjet tip “Scania” me rimorkio, më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. Ç., i cili për transportimin e tyre kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas.

Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi A. Ç. iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një faturë të lëshuar pas ndalimit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.