Kronikë

U arrestua për pastrim parash e deklarim të rremë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohet apartamenti dhe një garazh

11:39 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa ditë pas arrestimit nga policia, ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh.




Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.

 Mbi ish zyrtaren e shtetit, Alda Klosi të rëndojnë disa vepra penale.

“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 ARRESTIMI

Alda Klosi u arrestua mbrëmjen e 3 shkurtit pasi në banesën e saj, dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në banesën e marrë me qera prej zyrtares.

Dyshimet ndaj Klosit u shtuan, pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura. Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin. Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.