LAJMI I FUNDIT

EMRI/ Në luftë me kancerin, humb jetën në moshën 50-vjeçare ish-ministri. Ja postimi i tij i fundit

09:25 - 13.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Syriza dhe ish-ministri Nektarios Santorinios ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Rodosit, në moshën 50-vjeçare.




Mediat greke bëjnë me dije se deputeti ishte shtruar në spital javët e fundit dhe po trajtohej për sëmundjen e rëndë të kancerit.

Santorinios ishte prekur nga kanceri në pankreas të cilin e kishte zbuluar krejt rastësisht.

Sipas “Protothema“, para disa vitesh, deputeti ka dashur të fillojë stërvitjen në palestër, por kur bëri disa analiza, mjekët e drejtuan me shpejtësi për në Athinë teksa ishte në Rodos për të vijuar me ekzaminimet e mëtejshme.

Pak ditë më parë, më 7 shkurt, Nektarios Santorinios kishte deklaruar synimin e tij për të qenë sërish kandidat me SYRIZA-n në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse, siç kishte paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale, po luftonte “një betejë paralele dhe të vështirë me kancerin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.