AKTUALITET

Plagosi me armë zjarri moshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Laç

17:45 - 13.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 17- vjeçarin i cili mesditën e sotme dyshohet se plagosi me armë zjarri një 15- vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ka mbaruar mësimi në gjimnazin “At’ Shtjefën Gjeçovi”.




I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se 17 vjeçari është zënë me 15-vjeçarin në përfundim të mësimit dhe e ka qëlluar me armë. Shkaku i sherrit mes adoleshentëve nuk dihet ende.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.