AKTUALITET

Rama pret kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë: Ja çështjet që biseduam

17:05 - 13.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i qeverisë Edi Rama, priti sot në një takim kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.




“Siç e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasardhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.

Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Marërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion digjital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.