Kronikë

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Sarandë/ Shembet hoteli, dëmtohen bizneset dhe banesat përreth. Identifikohet pronari

07:16 - 13.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku për pasojë është shembur edhe një hotel.




Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në 05:54 minuta në bulevardin kryesor të qytetit.

Mësohet se hoteli i cili është shembur ka qenë në pronësi të shtetasit Sprio Çabiri dhe se lënda eksploziv e vendosur mendohet të ketë disa kilogramë.

Sakaq si pasojë e shpërthimit raportohet për dëme të shumta materiale edhe në bizneset përreth, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Shpërthimi është dëgjuar në gjithë qytetin e Sarandës, ku për pasojë ka ngritur në këmbë të gjithë banorët

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.