Kronikë

Shpërthimi me tritol në Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen: Dy bashkëpronarët e hotelit janë në një proces gjyqësor për pronësinë

08:03 - 13.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku për pasojë është shembur një hotel dhe janë dëmtuar banesa dhe biznese rreth zonës.




Policia bën me dije se nuk ka të lënduar dhe janë shpallur në kërkim autorët.

Mësohet se nga të dhënat e uniformave blu, prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në  një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.