AKTUALITET

Skandali “McGonigal”, Bushati në Panorama TV: Të dyja opsionet janë në “tavë”. Mediat janë në të drejtën e tyre për të ndërtuar identikitin për personin “A”

22:01 - 13.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli në lidhje me skandalin McGonigal duke i cilësuar hamendësime akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.




Ai u shpreh në emisionin “Log.” në Panorama TV se Rama po pret me qetësi vendimin e drejtësisë amerikane në lidhje me pozicionin e tij.

“Duhet të analizojmë faktet që kemi para nesh. Kam përshtypjen që jemi në një terren hamendësimesh. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka nevojë për ndonjë avokati të madhe dhe as për avokatinë time. Duke ditur që ka një proces dhe gjyqësor dhe duke ditur që dara e drejtësisë amerikane është molekular dhe e sofistikuar po pret me qetësi duke sqaruar pozicionin e tij me këtë çështje”, tha ai.

Bushati shtoi se ekziston mundësia që McGonigal të dalë i pafajshëm në këtë proces, ose që çështja të shkojë në proces pajtimi.

“Edhe sot nuk e thotë kush është personi A. Mediat janë në të drejtën e tyre për të ndërtuar këtë identikit, Po flasim për kryeministrin e Shqipërisë, për zyrën e tij. Nuk mund të shkoj përtej kësaj çështje për këtë moment që flasim. Çfarë ndodh nëse McGonigal del i pafajshëm nga drejtësia. Të dyja opsionet janë në tavë. Edhe opsioni që mund të dënohet edhe që mund të shkojë në një proces pajtimi, Këtë do ta thotë drejtësia”, deklaroi Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.