Kryesore

Tabela/ Moti bën kthesë këtë javë, ja si do të jenë kushtet atmosferike

09:47 - 13.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikanët parashikojnë se kjo javë do të bëjë që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, nga depërtimi i Anticiklonit të Azoreve deri në Europën Qendrore.




moti java

Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi; do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta, thekson Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e fortë dhe shpejtësi deri në 10-14m/s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.