Kronikë

VIDEO/ Shembja e hotelit në Sarandë, shihni momentin e shpërthimit, bregdeti mbushet me tym të zi. Dëme dhe tek banesat e bizneset përreth

08:49 - 13.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto janë pamjet pak pas momentit të shpërthimit me tritol të hotelit dy katësh në Sarandë.




Në videon e siguruar nga Panorama TV, dëgjohet zhurmë, ndërsa bregdeti mbushet me tym të zi.

 Ndërkohë në pamje të tjera shihet Bulevardi kryesor i qytetit, ku edhe ndodhej hoteli, mbushur me inertet e biznesit tashmë të shkatërruar.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme edhe tek hotelet e tjera përreth, bizneset dhe banesat. Sipas policisë hoteli është në pronësi të dy personave, që janë në një proces gjyqësor.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në  një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.