BOTA

Botërori i Klubeve me 32 skuadra, FIFA përcakton ndarjen mes Konfederatave! 12 klube europiane

19:49 - 14.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

FIFA ka vendosur nisjen e një kompeticioni të ri në futboll, teksa bëhet fjalë për Kupën e Botës për Klube. Nga viti 2025, FIFA ka miratuar se ky event do zhvillohet me 32 skuadra, njësoj si Botërori për kombëtaret.




Datat e evetit janë mes qershorit dhe korrikut 2025, teksa skuadrat pjesëmarrëse në konfederata do jenë si më poshtë: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 për Concacaf (Amerika Veriore dhe Qëndrore), 1 për Oqeaninë, 6 për Conmebol të Amerikës së Jugut, 12 për UEFA në Europë dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës, për një total prej 32 skuadrash.

Mbetet ende për t’u kuptuar se si do të zgjidhen pjesëmarrësit në këtë garë. Nëse e drejta do t’u jepen klubeve më prestigjoze, apo nëse FIFA do mbështetet në rezultatet e garave të ndryshme ndërkombëtare.

Formula duhet të jetë e zakonshme, 8 grupe me 4 skuadra dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga raundi i 1/16-ve. Gjithashtu sot, Këshilli i FIFA-s miratoi raportin vjetor 2022, i cili nxjerr në pah të ardhurat rekord të federatës ndërkombëtare prej 7.6 miliardë dollarësh gjatë ciklit 2019-2022 dhe 11 miliardë dollarët që pritet të fitohen gjatë periudhës 2023- 2026.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.