LAJMI I FUNDIT

Dhuna ndaj fëmijëve

16:09 - 14.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhuna kundër fëmijëve ndodh në të gjitha vendet, qofshin ato të pasura apo të varfëra. Nuk ka një faktor të vetëm që shpjegon pse një person sillet në mënyrë të dhunshme, por faktor të ndryshëm mund të luajnë një rol të rëndësishëm, siç është papunësia, varfëria, alkooli dhe keqpërdorimi i drogës si dhe problemet të shëndetit mental.




Dhuna mund të prek të gjitha kategoritë e fëmijëve pa marrë parasysh personalitetin e tyre, prejardhjen, etnitetin, arsimimin, gjininë apo moshën. Disa kategori të fëmijëve janë posaçërisht të rrezikuara nga dhuna, siç janë fëmijët që jetojnë dhe punojnë në rrugë, fëmijët nga minoritetet etnike apo fëmijët me paaftësi.

Fëmijët mund t’i nënshtrohen dhunës në mjedise të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë, shkollat, komunitetet, vendet e punës dhe zonat e banimit. Disa prej rasteve të dhunës të përjetuara nga fëmijët mund të jenë të papritura, por në shumicën e rasteve fëmijët e përjetojnë dhunën nga njerëzit që i njohin dhe iu besojnë, siç janë prindërit, të afërmit, mësuesit, i dashuri/e dashura, shokët e shkollës dhe punëdhënësit.

Definicionet e formave të ndryshme të dhunës:

– Dhuna fizike –goditja me shpullë, goditja, grushtimi dhe forma të tjera të përdorimit të forcës

– Dhuna seksuale – prekjet seksuale, ngacmimi seksual, keqpërdorimi seksual, dhunimi ose shfrytëzimi seksual në prostitucion ose pornografi dhe forma të tjera

– Dhuna psikologjike – ofendimi, kërcënimi, poshtërimi, sharja, izolimi dhe forma të tjera

– Neglizhenca – dështimi i një prindi ose kujdestari t’iu sigurojë fëmijëve kujdesin dhe mbrojtjen që kanë nevojë, siç është streha, ushqimi, veshmbathja dhe kujdesi shëndetësor. Ajo përfshin poashtu edhe mos sigurimin i mbështetjes emocionale, ose moskujdesi për shkollimin e një fëmije.

Familjet zakonisht perceptohen si vende të besimit të ndërsjellë, por ndonjëherë ato mund të jenë edhe të rrezikshme për fëmijët; të qenit dëshmitarë apo të përjetuarit e dhunës gjithmonë ndikon te fëmijët.

Pasojat e formave të ndryshme dhe të qenit dëshmitarë i dhunës, mund të përfshijë rreziqe më të mëdha për sëmundje ose lëndime fizike, shtatzëni të padëshirueshme, diskriminim dhe vështirësi në shkollë. Pasoja psikologjike përfshijnë çrregullime në të ngrënë dhe në gjumë, ndjenja të turpit, sjellje të dhunshme dhe kriminale, depresion, ankth dhe përdorim i drogës dhe alkoolit.

Dhuna mund të ndikojë në jetët e fëmijëve shumë vite më vonë, dhe fëmijët të cilët janë dëshmitarë ose kanë përjetuar dhunë si fëmijë janë më të rrezikuar të përjetojnë dhunë përsëri më vonë në jetët e tyre.

Dhuna në familje është njëra nga rreziqet më serioze për fëmijët. Në më shumë se gjysmën e rasteve të raportuara të dhunës në familje,janë edhe fëmijët kanë përjetuar dhunë. Ndëshkimi trupor është gjerësisht i pranuar si mjet disiplinimi për fëmijët në shkolla, dhe shoqëria është ende e ndikuar nga besimi se disiplinimi i vajzave i bën ato “moralisht në rregull” ose disiplinimi i djemve i bën ata “më të fortë”.

Pjesa më e madhe e dhunës së përjetuar nga fëmijët në përgjithësi mbetet e fshehur, dhe shpesh aprovohet në shoqëri, por nuk arsyetohet asnjëherë dhe është gjithmonë një shkelje e të drejtave të fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve, siç është e drejta për një fëmijëri të sigurt dhe mbrojtje kundër të gjitha formave të dhunës, janë të përfshira në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, dhe në Kushtetutën e Shqipërisë.Në mënyrë që të parandalohet dhuna kundër fëmijëve në të ardhmen, është me rëndësi të përfshihemi në një dialog të hapur rreth besimeve lidhur me dhunën që i lëndon fëmijët.

Psikologe Marsela Lekli


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.