AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Posaçme nis shqyrtimin e kërkesës së SPAK, Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë kërkuar gjykim të shkurtuar

15:26 - 14.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme ka nisur shqyrtimin e kërkesës së SPAK në seancë paraprake lidhur me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.




Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëpërmjet avokatëve të tyre dy ish funksionarët e lartë të akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre kanë kërkuar të gjykim të shkurtuar.

Gjithashtu edhe të pandehurit e tjerë kanë paraqitur të njëjtën kërkesë përpara gjkko-së, e vetmja që ka kërkuar të gjykohet me gjykim të zakonshëm është Etleva Kondi. Nëse togat e zeza të së posaccmes kalojnë dosjen për gjykim do vendoset nëse do pranohet apo jo kërkesa e tyre për tu gjykuuar me gjykim të shkurtuar, që nëse ndodh ish zyrtarët përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit po u gjetën fajtor.

Gjatë seancës paraprake u dëgjuan palët, ndërsa vendimi nëse çështja do kaloje apo jo për gjykim do mbahet më 21 shkurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.