Kryesore

Ish-zyrtari i FBI-së gjoba biznesmenëve shqiptarë/ Mjeku Alimehmeti: Bashkëpunoi me Ramën, jemi në buzë të humnerës

13:40 - 14.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për skandalin e publikuar nga media amerikane Washington Examiner, ku raportohet se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë duke i kërcënuar se SHBA do vendoste sanksione ndaj tyre dhe do i shpallte non grata.




Alimehmeti në Panorama TV u shpreh se ky veprim i tij është bërë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe se vlera e frikshme e gjobvënies së Charles McGonigal arrin deri më tani 30 milionë euro.

 Ai theksoi se “kjo tregon se në çfarë risku jemi neve, në buzë të humnerës.”

Ilir Alimehmeti: “Protesta e djeshme ishte për të mbrojtur lirinë politike, e pluralizmit dhe për të pasur një opozitë. Në Shqipëri me mekanizma që po dalin sheshit ndërkombëtarisht po zbulohet se si me vite me radhë është punuar për të shuar opozitën.

Kjo është arsyeja kyçe e protestës

Kjo tregon se opozita ishte inekzistente?

 Ilir Alimehmeti: Kryeministri e kishte qejf PD dhe donte të bënte disa 3-4. E ka bëre me metoda skandaloze, janë nën hetim nga SHBA-të, e ka marrë nen hetim vetë Kongresi i SHBA. Nuk do shuhet për 2-3 ditë, ja ku doli dhe dje media amerikane që tregoi që ky zotëri jo vetëm lobonte atje por i zhvaste para biznesmenë shqiptare me vendosjen e sanksioneve. Ky është veprim i tij në bashkëpunim me qeverinë tonë, me shifra të frikshme deri tani 30 milionë euro, zhvatje e shtetasve shqiptar. Kam bindje të thellë që do shkojë atje ku duhet. Kjo na tregoi se në çfarë risku jemi neve, në buzë të humnerës. Shqiptarët ikën sepse e kuptuan se ky po zhyteshin, dhe kemi vendosur që ta ndalojmë këtë.

Ne kemi vendosur që të shkojmë drejt vlerave demokratike perëndimore. Duhet të marrim në dorë veten tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.