Horoskopi

‘Pasionet e fshehta dhe njohjet do përmbysen’/ Mësoni si do të jetë ky Shën Valentin për të gjithë shenjat e horoskopit

10:22 - 14.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë javë asnjë prej shenjave nuk merr shkëlqimin e pesë yjeve nga Meri Shehu, por do të  mjaftohen me ngjarjet e bukura për secilën prej tyre.




Astrologia thotë në emisionin “Rudina” se duke qenë java e dashurisë, edhe fokusi më së shumti do të jetë te ajo dhe ndjenjat.

Në përgjithësi, dashuria ka rezervuar diçka të bukur për secilën prej shenjave. Vëmendje duhet në datën 19 me hyrjen e Diellit dhe Saturnit në Ujor që do të na kthejë me këmbë në tokë.

 Dashi – 3 yje

Nuk është ende Afërdita në Dash, hyn javës tjetër. Do kenë pasione të fshehta, dashuri romantike,  takime shumë speciale sepse takohen në Peshk Neptuni dhe Afërdita. Dashët do ta shijojnë, nuk do ta tregojnë edhe pse duan, por do ta shijojnë këndshëm në prapaskenë.

Demi – 2 yje

Do jenë të favorizuar në dashuri, por nektari që do fitojnë ditët e para, e vërteta në datën 19 mund të përmbysë shumë nga njohjet, premtimet ose marrëdhëniet e bukura në fillim të javës. Demi do jetë një nga shenjat që do e përjetojë fort Diellin në Ujor me Saturnin.

 Binjakët – 2 yje

Duhet të shprehen, të japin dashuri, të konsolidohet ndjenja e tyre dhe ndoshta për natyrën që kanë i vë në një pozicion. Binjakët nuk deklarohen kollaj, fakti që mund ta bëjnë ose të shtyhen i vë në një pozicion më vete. Vetja e tyre del më prapa dhe fjalët e deklarimet më para.

Gaforrja – 1 yll

Do merren shumë me çështjet e të tjerëve ose do ëndërrojnë për të ardhmen se sa do jenë rezultativë. Do jenë me kujtime, me ëndërrime, nostalgji, deklarata me veten ose mesazhe, por do jenë larg dhe nuk do i afrohen njeriut të dashur.

Luani – 3 yje

Pasioni do jetë i madh, do kenë tendenca të mira erotike, ekonomike, do marrin një vendim shpirtëror dhe do kenë një takim të fshehtë e pasionant kështu që shumë Luanë këtë javë e kanë të fshehtë, por  pasionante dhe deri diku me vlerësime shpirtërore e ekonomike. Hyjnë te shenjat e favorizuara.

Virgjëresha – 3 yje

Loja luhet tek to sepse Afërdita me Neptunin përballë shenjës tuaj në Peshk do ju afrojë një partner ose partneri në çift do afrohet shumë drejt jush, megjithëse do ruajnë një lloj distance të çuditshme. Pala tjetër do jetë shumë më intensive, e këndshme, kjo mund t’ju bëjë pak xhelozë për momentin.

Peshorja – 4 yje

Do bëjnë një punë që do i kënaqë në ndjenja e pasion dhe mund të krijojnë një lidhje me dikë që punojnë, në një udhëtim dhe rutina e tyre do bëhet shumë erotike. Nuk i mjafton të duan vetëm një njeri por edhe një punë, ide, veprimtari. Me këdo të lidhen do jenë të dashuruar dhe dita e tyre do jetë më e këndshme dhe e favorizuar.

Akrepi – 4 yje

Është një nga momentet më erotikë. Neptuni dhe Afërdita në Peshk duhet shfrytëzuar, nëse nuk  e shfrytëzojnë edhe këtë moment ose nuk vjen fati në këtë moment, diçka fati po iu kurdis në kundërshtim, dikush luan kundër tyre por ndjenja për ta ka dhe duhet ta shijojnë dashurinë në këtë periudhë se janë një nga shenjat më të favorizuara dhe do lidhen me fëmijët apo idenë e të bërit një fëmijë, një punë me shumë dashuri.

Shigjetari – 2  yje

Janë pak flirtues, nuk do mund ta shijojnë Shën Valentinin siç duan, shumë hapur. Do detyrohen të futen në shtëpi si familjarë të mirë dhe ky bllokim i vogël për natyrën e tyre ekspresive nuk do i japë kënaqësinë e madhe që duan.

Bricjapi – 3 yje

Mund të fejohen, martohen, të prezantohet dikush i rëndësishëm në jetën e tyre, të fillojnë një miqësi ose grup shoqëror shumë të mirë që do i bëjë të ndihen vërtet në jetë. Kemi fejesa e martesa dhe tendenca për të dhënë fjalë për më shumë.

Ujori – 2 yje

Nuk janë keq, ekonomikisht do jenë shumë mirë dhe do investojnë që të jenë mirë edhe të tjerët. Dielli në Saturn në Ujor i vë me këmbë në tokë duke i treguar përgjegjësitë që kanë dhe duhet të marrin përsipër në ditët që do të vijnë. Jeta e tyre s’mund të jetë vetëm dashuri ose një festë erotike në këtë periudhë.

Peshqit – 3 yje

Do vijë koha kur Peshqit do shkëlqejnë, parapërgatiten për një javë shumë të bukur por kjo është një nga javët që japin një suprizë të madhe, një premtim të madh. Ndoshta ata as vetë s’e besojnë por është një nga më romantiket, një takim shumë i bukur në shenjën e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.