Kryesore

‘Qeveria nuk i do studentët’/ Kovaçi njofton protestën të mërkurën: Universitet po kthehen në pronë private dhe po mbyll ato në rrethe

11:57 - 14.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi në një deklaratë për mediat  njoftoi protestë ditën e mërkurë, ora 12:00.




Kovaçi tha se do protestohet lidhur me VKM-në që sipas tij ‘sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike që i kthen ata në pronë private’, ku theksoi se kjo VKM do të sjellë mbylljen e institucioneve në rrethe.

Sakq theksoi se universitetet po kthehen në pronë private, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk do që studentët të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre.

“Në vijimësi të përmbushjes së misionit tonë akademik si dhe të zotimit që të gjithë bashkë kemi bërë “për një arsim cilësor dhe në shërbim të shoqërisë”, përgjatë këtyre muajve kemi ndjekur shqyrtimin, nga ana e autoriteteve publike, të kërkesave të peticionit tonë. Ju informojmë se SPUSH i është drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve përkatëse për trajtimin e kërkesave legjitime të stafeve akademike, ndihmës-akademike dhe administrative, me besimin se këto institucione njohin, vlerësojnë, pra dhe do duhet të mbështesnin organizimet publike dhe vullnetare të stafeve akademike dhe zërin e këtij grupimi intelektual, që më shumë se kushdo tjetër besojnë se një shoqëri demokratike funksionon si e tillë për aq kohë, sa qytetarëve të saj iu mundësohet cilësia e arsimit. Mungesa apo shkëputja e urave të komunikimit dhe informimit ndërmjet qeverisë dhe profesoratit është shembulli më i keq për të treguar hegjemoninë e makinerisë së pushtetit ndaj grupimeve më genuine të shoqërisë. Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor dëshmon mungesën e njohjes, por edhe të ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë. Kjo VKM sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike që i kthen ata në pronë private, kjo do të sjellë mbylljen e universiteteve në rrethe që do të sjellë shpopullimin, përqendrimi i programeve në Tiranë është një tjetër shqetësim, përfaqësues të qeverisë apo të kuvendit secili prej kolegëve nënshkrues të peticionit e dimë që eksiton gjithmonë në zgjidhej për problemet. Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që studentët tanë të bëhen të suksesshëm në rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sinditika ka vendosur thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara korpusit në universiteti teknik dhe studentëve”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.