Kryesore

Skandali ‘McGonigal’/ Mjeku Alimehmeti: Rama të japë dorëheqjen e të gjykohet! Zor se diplomatët do ia hapin më telefonin

14:06 - 14.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Ilir Alimehmeti teksa komentoi skandalin me McGonigal, tha në një intervistë për Panorama TV se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të gjykohet.




Sipas tij, kreu i qeverisë po mundohet të fshihet pas postit të kryeministrit, por kjo thekson ai nuk është diçka e mirë, pasi ky skandal ka prekur të gjithë shqiptarët.

 Alimehmeti thekson ashtu si Amerika, edhe Shqipëria duhet të nisë një hetim për këtë çështje.

“Të vazhdosh të fshihesh pas postit të qenit kryeministër do të thotë se na implikon edhe ne. Sot kemi potencialisht një kryeministrit të cilit zor se dikush një trup diplomatik i hap telefonin. Për integritetin e tij dhe të mirën e shqiptarëve duhet të bëjë hapa prapa, të gjykohet, ta ndjekë gjyqësinë”, tha Alimehmeti.

Pjese nga biseda

Alimehmeti: Ne kemi të dhënat, po na i thotë shteti më i lartë, partneri strategjik, po na i tregon çfarë ka ndodhur me fakte. Ata po merren me veprime zyrtare, nuk merren me fjalë. Ata pranojnë edhe një dëm që kanë pasur ata.

 Si ka mundësi që gjithë ky nivel hetimi kaq i lartë në anën tjetër të oqeanit, Shqipëria demokracia më e brishtë ndërhyn.

Pse nuk nis një hetim? Këtu nuk niset, jo më të bëhet publik. Kurse ata e kanë nisur dhe janë bërë publike. Kjo gjë po ndodh, është realitet.

Pyetje: A duhet të kishte dhënë dorëheqjen Rama?

Alimehmeti: Absolutisht po, do ishte minimumi  i integritetit. Po ju jap shembullin në Kosovë, kryeministra të cilët kanë dhënë dorëheqjen kur janë akuzuar nga një gjykatë.

Rama na përfaqëson ne. Këtu janë shqiptarët që po e marrin njollën. Në shenjë integritetit, kjo është një situatë ku duhet të përballesh vetë.

Ai mundohet ta fshehë diellin me shoshë. Në ekzistencën e integritetit duhet të tërhiqej nga pozicioni. Të vazhdosh të fshihesh pas postit të qenit kryeministër do të thotë se na implikon edhe ne. Sot kemi potencialisht një kryeministrit të cilit zor se dikush një trup diplomatik i hap telefonin. Për integritetin e tij dhe të mirën e shqiptarëve duhet të bëjë hapa prapa, të gjykohet, ta ndjekë gjyqësinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.