AKTUALITET

Arrestohet sërish “dragoi” i Larisës – Përdori armë për të detyruar çiftet të bëjnë seks para tij

17:16 - 16.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dragoi” i Larisës është arrestuar pas një operacioni të Sigurimit të Trikalasë në zonën e Anavra Kardicës të Greqisë.




Sipas faqes së internetit trikalavoice, ndërsa burrat e Sigurimit të Trikalës po vepronin në zonë, ata gjetën një 72-vjeçar, i cili kishte në zotërim tre thika dhe një shpatë. Pasi u arrestua për shkelje të ligjit për armët dhe u bë një dosje përkatëse, u konstatua se ai është “dragoi” i Larisës.

Sipas të njëjtave informacione, burri, tashmë 72 vjeç, gjatë periudhës 1988-1992 ka terrorizuar çifte në Larisa, pasi kishte kryer të paktën 11 sulme.

Ai dyshohet se detyronte çiftet të bënin seks para tij, ndërsa nëse dikush rezistonte, ai nuk hezitonte të qëllonte pasi kishte vrarë fillimisht një të ri.

Ai u arrestua në vitin 1992 dhe vuajti një dënim me 20 vjet për vrasje, tentativë për vrasje serike, sulm seksual.

Ai u arrestua sërish në vitin 2014 për vjedhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.