AKTUALITET

“Merr pak policinë në telefon”! Përpara se zyrtarja e Putinit të gjendej e vdekur foli me ish-bashkëshortin e saj

20:04 - 16.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shën Petersburg, kreu i Departamentit të Financave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, përgjegjëse për Qarkun Ushtarak Perëndimor, Marina Yankina, u gjet e vdekur, shkruan faqja e internetit Fontanka e Shën Petersburgut dhe gazeta Kommersant.




Trupi i 58-vjeçares Yankina u gjet mëngjesin e 15 shkurtit, nën ballkonin e shtëpisë ku ajo jetonte. Në ballkonin e katit të 16-të policia i gjeti dokumentet dhe sendet personale. Siç shkruajnë mediat, hetimi e konsideron vetëvrasjen si versionin kryesor të vdekjes së saj. Zyrtarisht, Komiteti Hetimor nuk është shprehur ende për ngjarjen.

Para se të merrte detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes, Marina Yankina punonte në Shërbimin Federal të Taksave dhe ishte gjithashtu nënkryetare e komitetit të marrëdhënieve pronësore të Shën Petersburgut.

Sipas informacioneve nga kanali Mash Telegram, i cituar nga faqja e internetit Meduza, para vdekjes së saj Yankina kishte telefonuar ish-bashkëshortin e saj dhe i kishte kërkuar që të telefononte policinë. Siç pretendon Mash, Yankina “po përjetonte probleme shëndetësore”.

Më 13 shkurt, në një shtëpi fshati në fshatin Golikovë jashtë Moskës, u gjet trupi i ish-zëvendës kreut të drejtorisë kryesore kundër terrorizmit të Ministrisë së Brendshme (e njohur si ‘Qendra E’) e gjeneralit Vladimir Makarov. Pranë kufomës së tij ishte një karabinë Berkut-2M. Makarov besohet se ka kryer vetëvrasje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.