BOTA

“Është koha që bota ta mbështesë popullin e Turqisë”, OKB kërkon 1 miliard dollarë për të prekurit nga tërmeti

10:03 - 17.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti që ka lënë të vdekur mbi 42.000 njerëz në Turqi dhe Siri.




“Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

 Ai ka thënë se rreth 5.2 milionë njerëz kanë nevojë për këto fonde.

“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve”, ka thënë Guterres.

“Tani është koha që bota ta mbështesë popullin e Turqisë – ashtu siç ata kanë treguar solidaritet me vendet tjera që kanë kërkuar ndihmë”.

“Njerëzit janë duke vuajtur dhe nuk kemi kohë për të humbur” ka thënë Guterres, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndajë fonde për t’iu përgjigjur një prej “katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë”.

 Tërmeti i parë, 7.7 shkallë i Rihterit, ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, i përcjellë disa orë më vonë nga një tërmet 7.6 shkallë.

Më shumë se 42.000 njerëz kanë vdekur në të dyja vendet, derisa mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.