AKTUALITET

Planifikuan vrasjen e presidentit francez, dënohen me burg militantët e ekstremit të djathë

18:02 - 17.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, janë dënuar me katër  vjet burg për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe një tjetër me gjashtë muaj.




Sipas Reuters, gjykata penale e Parisit u dha tre burrave dënime që varionin nga tre deri në katër vjet burgim. Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit.  Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim për  posedim të një arme. Të akuzuarit e tjerë janë liruar. 13 të akuzuarit, anëtarë të grupit Facegroup “Les Barjols” , i përbërë nga 11 burra dhe dy gra, të moshës 26 dhe 66 vjeç  janë në gjyq që nga 17 janari.

Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.