BOTA

Presidenti Vuçiç kërcënohet me vdekje nga serbët nëse pranon marrëveshjen me Kosovën, aktivistët: Tradhëti nëse mbështetet plani i BE-së

09:53 - 18.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistët pro-rusë në Serbi iu bashkuan protestuesve nacionalistë serbë jashtë godinës së Presidencës këtë javë, gjë që është treguesi më i fundit i rritjes së ndikimit rus në Beograd, shkruan BBC.




Duke brohoritur “jo dorëzim” dhe “tradhti”, ata kërcënuan me trazira nëse Serbia mbështet një plan të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kërcënime me vdekje janë bërë gjithashtu ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç, nëse ai do nënshkruajë një marrëveshje për Kosovën.
Tre persona janë akuzuar për thirrjet për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë. Midis tyre është kreu i ekstremit të djathtë serb Damjan Knezevic, i cili organizoi protestat. Ai ka mbështetur publikisht grupin mercenar rus Wagner, i cili ka luajtur një rol të madh në luftën e Rusisë në Ukrainë. Knezevic së fundmi u fotografua teksa kishte vizituar selinë ruse të Wagner në Shën Petersburg. Një tjetër person u arrestua pasi akuzohet se kishte një snajper me vete në protestë.

Presidenti Aleksandër Vuçiq i denoncoi protestuesit si “anti-serbë”.

Qeveria serbe thotë se nuk besonte se Moska i nxiti protestat, por lufta në Ukrainë i ka rritur tensionet në Beograd. Vuçiç doli në media për të akuzuar organizatorët e protestës si të paguar me paratë e të huajve, dhe u zotua se Serbia nuk do të mposhtet kurrë nga gënjeshtra, kërcënimet dhe disa pushkë.

 “Nuk kam nevojë që dikush nga Wagner të më thotë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj”, u shpreh Vuçiç.

Ambasadori rus reagoi dhe i dënoi kërcënimet e bëra ndaj liderit serb.

Por pothuajse një vit pas luftës në Ukrainë, është e qartë se Serbia po përpiqet të mbajë lidhjet me Moskën, ndërkohë që po afrohet me BE-në, shkruan BBC. Marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara dhe Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe as 50,000 serbët etnikë që jetojnë atje. Por në fund të këtij muaji, presidenti Vuçiq do të takohet me kryeministrin e Kosovës në Bruksel me SHBA-në dhe BE-në duke shpresuar se ata do të nënshkruajnë një plan paqeje që do ta dërgonte Serbinë më tej në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe më tej jashtë orbitës së Rusisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.