AKTUALITET

“Qeveria ka kapur bordet e Universiteteve”/ Sula: Ja pse nuk mund të rriten pagat e pedagogëve

15:50 - 18.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogia Lili Sula hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë, ku në një intervistë në Panorama TV, tha se ka kapur bordet e Universiteteve.




Sipas Sulës kapja e këtyre bordeve ka bërë që pagat e pedagogëve nuk mund të rriten.

Po ashtu ajo ka shtuar se kjo gjë ka krijuar një ndasi mes pedagogëve.

“Nëse indeksimi i pagave me 50 % do të bëhej, pedagogët nuk do të ishin në protestë. Nga ana tjetër qeveria duke i lejuar që të rritej paga me një tavan 15 %, kjo është e paligjshme. Shumica e Universiteteve nuk mund ta bëjnë, pasi nuk mund që të pasi bordet e administrimit  të Universitete përbehen nga 7 persona, 3 nga Universiteti dhe 4 nga qeveria, dhe nuk mund të votohet.

E para qeveria ka kapur bordet e Universiteteve, ka kapur strukturat dhe nuk mund të behet të rritja dhe kjo ka krijuar një ndarja mes pedagogët në universitete. Ndasi mes pedagogëve dhe mes studentëve është bërë e madhe dhe kjo i ka bërë nder qeverisë”, tha Sula,


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.