BLUETOOTH

Kiara Tito në një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, fansat provokojnë Butrintin në koncert. Thërrasin në kor emrin e Luizit, ja reagimi i tij

09:40 - 19.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Butrint Imeri është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave rozë për shkak të raportit që ish e dashura e tij Kiara Tito ka krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip me Luizin.




Dy ditë më parë teksa ndodhej në një koncert, Butrinti është ngacmuar nga fansat për raportin e çiftit.

Teksa ka pasur një moment pauze, fansat e mbledhur në koncert kanë nisur të brohorasin në kor emrin e Luizit.

Butrinti ka pritur me sportivitet këto thirrje duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Më vonë ata i kanë nxjerrë në celular emrin e ish të dashurës, Kiara duke e pyetur nëse i mungon ajo por Butrinti ka zgjedhur të mos reagojë duke vazhduar performancën.

Pak javë më parë, mbrëmjen e ditëlindjes së Kiarës u aludua se Butrinti do të hynte në Big Brother Vip për të surprizuar ish partneren por dhuratën në mesnatë ia bëri Luizi duke i kënduar një këngë të Ed Sheeran.

Më pas Butrinti ka zgjedhur të përfitojë paksa nga fama e ish të dashurës, duke aluduar për surprizë mbrëmjen e spektaklit tjetër, dhe ndërkohë që fansat prisnin që ai të takonte Kiarën, surpriza ka qenë kënga e tij e radhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.