AKTUALITET

Ish-infermieri bën deklaratën e fortë: Denoncova vdekjen e një ish-zv.ministri, por deputeti socialist i cili ishte vëllai i viktimës, heshti

09:08 - 20.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish infermieri i Urgjencës Kombëtare, Frrok Bardhi, i njohur për deklaratat e tij të forta në media dhe rrjetet sociale, ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV, ku flitej për temën “Guximi për të thënë të vërtetën, a i meritojmë heronjtë?”




Bardhi ka deklaruar se skema e patronazhistëve në Urgjencën Kombëtare ka funksionuar që në vitin 2017.

Ndërkohë që ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se punëson njerëz që nuk janë të fushës në spital.

“Mua më kanë zëvendësuar me një kuzhiniere”- tha ai.

Shokët më iknin nga FB, më fshinin më bënin bllok. Sjelljen e mjekëve të Urgjencës dhe infermierëve që deri në momentin që u shtuan e u tejmbush Urgjenca me lloj lloj shoferi pijanec, kanë qenë njerëz me integritet.

Fillimisht më mbështetën, cdo ditë që kalonte më lagoheshin se kishte patronazhistë që në 2017. Një fakt i cuditshëm. Mua më ndiqnin qoftë në kafe, qoftë kur vija nga shpia kishte një njeri që më dilte para me makinë të më merrte për punë, që të shikonin cfarë do thoja, qoftë dhe në tualet.

Dy-tre miqve të mi i thosha ka njerëz që më ndjekin, më vijnë nga pas. Më thoshin çfarë janë këto paranoja. Unë patronazhizmin e kam kuptuar që asokohe, spt është më keq gjendja se sa kur kam qenë unë.

Ata kanë blerë disa ambulanca por atje ka njerëz që nuk dinë t’i përdorin. Atje kanë nisur punë si infermier pompista.

Mua më kanë zëvendësuar me kuzhiniere. Infermierja kuzhiniere vjen nesër e më bën mua gjilpëra. Ata kanë privatizuar Shqipërinë, nuk na lënë të flasim. Nuk e di deri kur do durojë ky milet”.

Të tjerët i mirëkuptoni që nuk ju vijnë pas?

Frrok Bardhi: Të tjerët janë gjysma persona që nuk e kanë në gjak, unë e kam pas babain në luftë ne Çamëri, një pjesë tjetër janë të paaftë. Aty ka njerëz që nuk dinë të bëjnë gjilpërë, ata janë skllevër, nuk i mirëkuptoj, ai lë vëllain e vet të vdesë.

Unë kam denoncuar vdekjen e ish zv ministri të brendshëm një muaj pas rasti që zoti Muka e përmend e historia ka ardhur që, ish deputet i PS, se këta nuk janë as socialista, e ka takuar një miku im e i ka thënë ore kam takuar atë djalin që ka denoncuar vdekjen e vëllait tënd e i ka thënë a i shkreti ka të drejtë më erdhën pa defribilator urgjenca po ca të bëjmë ne.

Unë nuk mund të pranoj që vëllai im të vdesë për një shërbim që cdo ditë propagandohet dhe nga kryeministri. Aty ka militantë.

Në Shkodër di një rast që 50 metra larg ka qenë ambulanca, personel personi dhe i ka vdek gjyshja s’i ka shkuar ambulanca për tre orë. Ata kanë privatizuar Urgjencën. Unë skllevërit nuk i dua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.