AKTUALITET

“Nuk e di a kishte frikë”, Fatos Klosi habit me fjalët: Ja kush është kryeministri socialist që donte të më arrestonte

08:11 - 20.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ka rrëfyer në emisionin “N’Demos” disa detaje nga koha kur në vend ishte kryeministër Pandeli Majko.




Gjatë kësaj interviste, Klosi ka thënë se Pandeli Majko ka dashur ta arrestonte në zyrën e tij, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës  dhe që donin t’i shkonin UÇK-së.

Pjesë nga intervista:

Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij po mos e thoni këtë se është qesharake, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës. Vinin armatime  nga Chicago kalonin të gjitha aeroportet se nga Chicago nuk ka fluturim direkt në Tiranë dhe kalonin nga Neë York në Zyrih dhe me pas në Tiranë, domethënë që kishte një opinion të përgjithshëm që po luftohej për pavarësi, nuk ishin terroristë.

Pyetje: A ishte ky pengesa kryesore apo kishte dhe të tjerë më vonë ose më herët?

Klosi: Asnjë në Shqipëri nuk kishte. Ky nuk e di a kishte frikë, apo dëshirë për t’u dukur para të huajve që ky po bënte detyrën si kryeministër, se çunak ishte. Po ta them edhe njëher një kryeministër 30 vjeç, puna e parë që kishte bërë ishte kryeministër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.