Kronikë

Vrau djalin me çekiç/ I moshuari shfaqet në gjendje të rënduar psikologjike në sallën e gjyqit (VIDEO)

09:48 - 20.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje horror ka ndodhur në një familje Maliq disa ditë më parë më 17 shkurt, ku babai ka vrarë djalin me sende të forta.




Mëngjesin e kësaj të hënë Gjykata ka marrë vendimin për autorin e ngjarjes, ku ka lënë në burg77-vjeçarin Shefki Bylykbashi, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë se viktimë e ngjarjes mbeti, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, i cili mësohet se ka qenë i dehur në momentet kur ka ndodhur konflikti mes tij dhe të atit, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Ku pas konfliktet me djalin, i moshuari e ka goditur disa herë në kokë të birin me një çekiç që përdoret për të thyer gurë. Sakaq, raportohet se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë vendit. Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, 50-vjeçari kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.