AKTUALITET

“Morëm një karton të verdhë nga Komisioni Evropian”, anëtari i kryesisë së PD në Panorama TV: U futëm në listën gri nga këmbëngulja e kryeministrit për amnistinë fiskale

21:29 - 21.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo deklaroi në emisionit “Log.” në Panorama TV se për rikthimin e Shqipërisë në listën gri sa i përket monitorimit fiskal, sheh si fajtor kryeministrin Edi Rama.




Me këtë vendim sipas Bozdos, “morëm një karton të verdhë nga Komisioni Evropian”, dhe kjo sipas tij erdhi nga këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.

“Shqipëria vendoset të kalojë në një kategori më poshtë, arsyet janë shumë të qarta është fakti i këmbënguljes nga kryeministri për ndërmarrjen e amnistisë fiskale që ka hasur në kundërshtimin e drejtpërdrejtë të FMN, KE dhe BE që kanë shprehu rezervat e tyre për jo edhe gjithashtu dhe deklarata e ambasadores së BE që kjo mund të krijojë  pasoja për hapjen e negociatave. Vendosja në këtë listë është një qëndrim i pastër i BE për të thënë që nuk jemi dakord me këtë gjë është kaq e pastër dhe kaq e qartë, thelbi është këmbëngulja e kryeministrit për të vazhduar më tej me amnistinë fiskale kemi një karton të verdhë nga Komisioni Evropian.

Po të shikoni 18 juridiksionet fiskale do të shikoni që Shqipëria është i vetmi vend që ka marrë datën e hapjes së negociatave që është aty. I vetmi vend me perspektivë të qartë evropiane është Shqipëria, disa të tjerë aty janë dhe parajsa fiskale”, tha Bozdo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.