AKTUALITET

Ndarja nga jeta e aktores Mimika Luca, Rama: Tanimë je përqafuar me Ndrekën, kjo do ta bëjë Gjergj Lucën më të fortë

16:38 - 21.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Mimika Luca. Rama shkruan në Facebook se tashmë është bashkuar me bashkëshortin e saj Ndrenikën dhe kjo do ta bëje më të fortë djalin e tyre Gjergj Luca.




“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama.

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Luca e cila ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare njihen si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare.

Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja. Luca u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Roli i parë në skenë si aktore ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë. Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj. Në vitin 1977 filloi punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit.

Ndër rolet ku ka spikatur do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.