LAJMI I FUNDIT

“Skuadra e zemrës është Barcelona”, sulmuesi kosovar në “Panorama TV”: Pres ofertë nga të dyja kombëtaret

17:19 - 22.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi kosovar, Ledian Krasniqi i transferuar tek ekipi Pribram në Çeki ka qenë i ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Talenti 19 vjeçar foli për kontratën e parë, synimet dhe objektivat dhe ndër të tjera zbuloi skuadrën e tij të zemrës që është Barcelona.




“Ndjehem shumë mirë për transferimin tim tek Pribram pasi është kontrata e parë si profesionist. Për ofertën janë kujdesur dy agjentë, kam qëndruar 1 muaj në provë atje dhe jam përkrahur nga familja, miqtë. Nuk e zgjodha unë këtë ekip. Oferta në Kosovë nuk kam marrë por dhe nëse do ti kisha do ti refuzoja se doja të luaja jashtë. Në Çeki është futbolli më i shpejtë më i fortë, angazhohem sa më shumë. Kontrata është për 1 vit e gjysmë. Unë dua të jem titullar edhe pse është vështirë, por në vazhdim shpresoj që mund tja arrij. Të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, në stërvitje ka shkuar shumë mirë. Stërvitem 3 herë në ditë, pa stërvitje fizike nuk mundesh të luash. Familja është gëzuar për mua, janë shumë krenar. Kalimi në Çeki rrit shancet për Kombëtaren, jam i hapur për të dyja. Zemra më rreh për Kosovën, dhe nuk e di kë do pranoja. Objektivi është të futem në Ligën e Parë, unë dua të shënoj sa më shumë gola dhe ti ndihmoj shumë. Ka shumë lojtarë të mirë në Kosovë dhe Shqipëri. Dua të luaj në ligat më të mëdha në Europë. Skuadra e zemrës është Barcelona”, u shpreh ai për “Panorama TV”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.