Kryesore

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

07:51 - 22.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, pasi një shqiptar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.




Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës, ditën e djeshëm ku një grup prej 7 shqiptarësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa viktima është qëlluar aksidentalisht.

Mësohet se një prej anëtarëve të grupit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, ku të shtënat kanë zënë viktimën, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.  Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa shqiptari ka ndërruar jetë në spital pak para orës 03:00 pasi kishte humbur shumë gjak.

Në vendngjarje janë sekuestruar shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar nga një pistoletë 9 gamë, ndërsa autoritet janë vënë në ndjekje të personit që ka qëlluar përmes kamerave të sigurisë së dyqanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.