AKTUALITET

Shkatërrimi ndodh në OKB/ Përfaqësuesi rus theu një minutë heshtje dhe sulmoi Perëndimin!

19:40 - 24.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përçarja mbizotëroi në mbledhjen e OKB-së kur përfaqësuesi i Moskës theu një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë për të shënuar njëvjetorin e pushtimit.




Vasily Nebeznia, kur të gjithë u ngritën në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje, e ndërpreu dhe pasi hapi mikrofonin, kërkoi që anëtarët e OKB-së të bëjnë të njëjtën gjë për ushtarët rusë të rënë të vdekur në luftë “që nga viti 2014”.

Kërkesa për një minutë heshtje u kërkua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke akuzuar në të njëjtën kohë Rusinë për “gjenocid”.

“Të gjitha jetët janë të çmuara”, bërtiti Nebeznia nga mikrofoni, duke akuzuar Perëndimin për “shtyrje të agjendës së vet”.

“Ne ngrihemi në këmbë për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të asaj që ka ndodhur në Ukrainë që nga viti 2014”, këmbënguli ai.

Moska pretendon se Kievi që atëherë ka shkaktuar gjenocid ndaj folësve rusë në Donbasin lindor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.