Kronikë

Aksident në Lushnje/ Makina përplas çiftin e bashkëshortëve, nisen me urgjencë drejt spitalit

13:20 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur në Lushnjë, ku për pasojë raportohet për dy të plagosur.




Mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.