Kronikë

Aksident në Vlorë/ 36-vjeçari me ‘Volkswagen përplaset me motomjetin, i riu përfundon në spital

12:49 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku automjeti tip ‘Volkswagen’ ka përplasur një automjet.




Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.F., ku është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.