Kronikë

EMRI/ Në kërkim për trafik droge, 22-vjeçari shqiptar kapet në Itali

12:31 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar i identifikuar si Luis Shkira është arrestuar në Itali për t’u ekstraduar në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të drogës.




Mësohet se i riu është dënuar me “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Navigli”, u zhvillua nga Interpol Roma dhe Policia italiane, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara javët e fundit, me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen jashtë shtetit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një person në kërkim që fshihej në Milano, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Navigl”. Në kuadër të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.