Kronikë

Grabitja e një celulari që përfundoi në plagosje, arrestohet në Greqi 15-vjeçari shqiptar. Si ndodhi ngjarja

20:01 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke dhe akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.




Mediat helene raportojnë se shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë e kanë goditur me thikë 16 vjeçar, me qëllim për ti vjedhur celularin.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt, ku të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona. Këta të fundit janë larguar me vrap, por njëri prej tyre është kapur dhe është qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë celularin që ai kishte me vete.

Për ngjarjen policia arrestoi të miturin shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, plagosje dhe shkelje të ligjit për armët.

I arrestuari ka refuzuar të japë shenja gishtash, por në një kontroll në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që – sipas policisë – kishte veshur në momentin e sulmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.