Kronikë

Lëvizte me shpejtësi ‘skëterrë’ mbi trotuare dhe rrezikonte këmbësorët, identifikohet shoferi

11:41 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një drejtues mjeti është gjobitur në Pogradec, pasi lëvizte me shpejtësi të lartë në zona të banuara.




Pas videos të publikuar në rrjetet sociale, shoferi me iniciale D.S., është gjobitur nga policia me një shumë prej 40 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Qarkulloi me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit. Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që lëviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në zonë të banuar, në Pogradec, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit që shfaqej në video, shtetasit D. S. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, ndaj shtetasit D. S. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se aktualisht automjeti nuk posedohet nga shtetasi D. S, por nga një shtetas tjetër.  Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.