Kronikë

Mbajti trupin e shokun në banesë dhe më pas e hodhi në përrua, Gjykata lë në burg 47-vjeçarin

14:30 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Majdiel Husa është lënë në burg ditën e sotme, pasi akuzohet për fshehje krimi.




Burime për median bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës ka caktuar ‘arrest me burg’ ndaj Husës pasi akuzohet se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza, por e hodhi në përrua pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij.

Kujtojmë se viktima ka ndërruar jetë nga mbidoza e kokainës dhe trupi i tij u gjet më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë, si dhe për herë të fundit u pa në banesën e Husës.

47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici, por e hodhi në përrua.

Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.